Apple bashkohet me Microsoft, Google dhe Facebook në zhvillimin e inteligjencës artificiale

Apple bashkohet me Microsoft, Google dhe Facebook në zhvillimin e inteligjencës artificiale

Apple i është bashkuar rivalëve teksa bën hapa para për të avancuar kërkimet dhe zhvillimet e teknologjisë të inteligjencës artificiale. [Apple bashkohet me Microsoft, Google dhe Facebook në zhvillimin e inteligjencës artificiale.

Pasi bashkëpunoi me muaj të tërë, Apple iu bashkua Partneritetit për AI, së bashku me pjesëtarët e tjerë themelues që përfshijnë Google, IBM, Microsoft, Facebook, dhe Amazon.

Ky partneritet u themelua në Shtator të vitit të kaluar dhe ka si qëllim të hulumtojë për praktikat më të mira të AI. Grupi beson se AI mundet të ndihmojë në fushat e mjekësisë, transportit, dhe automatizimin nëpër fabrika.

Teknologjia AI më e njohur e Apple është Siri, një zë asistenteje që mundet ti përgjigjet pyetjeve. Por spekulohen strategji më të mëdha të AI. Microsoft, Facebook, IBM, Amazon, dhe Google, të gjithë kanë strategji AI që i përdorin për shumë kohë.

Njohja e zërit është një rast shumë i njohur i AI. Apple me shumë siguri do të implementojë AI në projektin e tyre misterioz të makinave autonome, të cilat do ta përdorin për të naviguar dhe udhëtuar të sigurt nëpër rrugë pa i mbajtur duart në timon.

Grupi beson se AI ka shumë potencial dhe do të ketë një impakt të madh social. AI duhet të diskutohet, dhe kompanitë duhet të vendosin rregulla se si kjo teknologji duhet të zhvillohet dhe të implementohet, sipas grupit.

Ka shumë bashkëpunime mes organizatash për të avancuar hulumtimet për AI. Bashkëthemeluesi i Tesla, Elon Musk, ka investuar 1 miliard dollar në OpenAI, i cili gjithashtu është një pjesëtar në Partneritetin për AI.