Arben Taravari kandidat i Aleancës për Shqiptarët për komunën e Gostivarit?

Sekretari i përgjithshëm i LR PDSH-së, doktori Arben Taravari në zgjedhjet lokale të këtij viti pritet të jetë kandidat i Aleancës për Shqiptarës për Komunën e Gostivarit.
Kjo është edhe kërkesa e antarësisë së LR PDSH-së nga dega e Gostivarit, bëjnë të ditur burime të portalit “tetova1”.
Mjeku Taravari ka shumë autoritet si në Gostivar ashtu edhe në vendabimet tjera që janë pjesë e Komunës së Gostivarit. “Autoriteti deh aftësitë e tij do jenë një garancë se ne do ta fitojmë komunën e Gostivarit, pasiqë kandidat më të mirë ska asnjë parti tjetër politike”, thonë nga LR PDSH-ja.

Deri më tash vetëm BDI ka paraljmëruar rikandidimin e Nevzat Bejtës për kryetar komune në Gostivarit.

Përndryshe në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit 2016, Aleanca për Shqiptarët u radhit e dyta në Gostivar pas BDI-së./tetova1/