Arestohet portieri pësoi 43 gola në një ndeshje

Diaspora maqedonase në Kanada ka mbledhur 150 mijë dollarë kanadeze për të ndihmuar viktimat e përmbytjeve në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komuniteti i përbashkët i Maqedonisë në Kanada në disa aklsione humanitare të organizuara nga kishat e organizatave maqedonase dhe Dioqeza Ortodokse në Kanada, aktivistë, të mbështetur nga Ambasada e Maqedonisë dhe Konsullata në Toronto ka mbledhur 150 mijë dollarë kanadeze për të ndihmuar viktimat e përmbytjeve në mjedise Shkup dhe rrethinë.

Fondet janë mbledhur në organzimin e dy aksioneve bamirësie më 14 gusht në kishën ortodokse maqedonase dhe i dyti më 17 shtator në kishën “Sv. Kliment Ohridski” në Toronto.

Donacioni më i madh me vlerë prej 50 mijë dollarë kanadeze janë dhurua nga biznesmeni Kërste Ivanovski. Shuma e përgjithshme e donacioneve është organizuar vetëm në kishat ortodokse maqedonase në Kanada dhe arrinë 107,650 dollarë.

‘Edhe pse fizikisht nuk jemi në Maqedoni, zemrat dhe mendimet tona janë gjithmonë me Maqedoninë, këto nuk janë vetëm fjalë boshe, dashuria dhe humanizmi për Maqedoninë dhe popullin e saj është treguar në vepër’, thonë nga komuniteti i përbashkët i emigracionit maqedonas në Kanada.