Ariana Grande mban koncert kushtuar viktimave

 

Pop ylli amerikan Ariana Grande do të mbajë koncert humanitar të dielën në qytetin anglez Mançester, kushtuar viktimave të sulmit vetëvrasës të javës së kaluar në këtë qytet, njoftoi kompania e saj e produksionit, transmeton KosovaPress.

Në koncert do të paraqiten edhe kolegët e saj Justin Bieber, Katy Perry, Miley Cyrus, grupet Take That dhe Coldplay, njoftuan organizatorët.