Ariana Grande viziton fansat e plagosur

 

Këngëtarja amerikane Ariana Grande ka vizituar adhuruesit e saj të plagosur në sulmin terrorist në Mançester.

Ajo në rrjetin shoqëror Instagram ka postuar fotografitë e bëra gjatë vizitës në spitalin e fëmijëve Royal Manchester.

Peter Man, babai i vajzës Jaden, e cila ishte lënduar në sulm, tha pas vizitës së Ariana Grande, vajza e tij ishte tepër e lumtur.

Këngëtarja dje u kthye në Britani të Madhe për shkak të koncertit “One love Manchester”, kushtuar viktimave të sulmit.

Në koncertin humanitar të Ariana Grande në Manchester, i cili do të mbahet të dielën, gati dy javë pas sulmit vetëvrasës në të cilin pësuan 22 persona, do të marrin pjesë edhe një numër i madh i muzikantëve të njohur, transmeton KosovaPress.