Arifi: Vendimin përfundimtar do ta merr kryetari Ahmeti (Video)

Pas një takimi ndërmjet përfaqësuesve të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Lidhjes Social-Demokrate (LSDM), nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi para mediave ka theksuar se opinioni e ka të qartë se për çfarë kërkesa bëhet fjalë, integrimi euroatlantik, çështja e PSP-së dhe interesin e përgjithshëm shoqëror

Arifi ka shtuar se vendimet përfundimtare do të merren nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

“BDI është një parti politike e cila gjithmonë ka qenë e hapur për të debatuar dhe për të pasur bisedime konstruktive dhe për sa i përket temave dhe prioriteteve të qytetarëve.  Për ne është e rëndësishme  gjuha shqipe, realizimi i reformave në drejtësi, integrimet euroatlantike”, tha ajo duke shtuar se vlerësimet përfundimtare do t’i sjell kryesia e BDI-së në krye me Ali Ahmetin.