Arifi:BDI, çelësi i qeverisë së re

Nënrkryetarja e BDI-së njëherit femra e parë shqiptare e inkuadruar në struktruat më të larta partiake dhe ajo që ka drejtuar poste të ndryshme në ekzekutiv si dhe femra e parë shqiptare që drejton një komunë, ka thënë se politika për femrat është një sfidë e vështirë dhe shumë komplekse.

Dëshiroj ta them sot në fakt ka të bëj me këtë ditë, identifikohet me emrin e një gruaje nga Shkupi është fjala për nënën terezë në fakt është viti kur e tërë bota kuptoi se e ndjente forcën dhe atë si një grua shqiptare, është ai identitet shqiptarë dhe i nënës shqiptare që i jep forcën një gruaje që flet edhe njëherë për atë se çfarë do të thotë një nëne shqiptare, ajo ka qenë edhe shkrimtare ku ka thënë se duhet të kesh parasysh se forca dhe vendoshmëria yte do tregojë identitetin tënd, detyroi të tjerët që në vend të mëshirës të të japin respekt, respekti ndaj grave është termi që BDI e ka vendosur në themelet e veta, BDI ka pasur politika qysh herët duke besuar tek gratë e duke mos pasur politika pa atë botë të rëndësishme që mund të jep një nënë, sepse tregues kryesorë është ajo se cfarë vendi u jep grave në shoqëri, sot jemi këtu për parapregaditje për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të cilat vijnë si rezultat i një majorizimi që edhe njëherë tregoi se rezikoi eurointegrimet e për këto zgjedhje përkrahja ndaj BDI është e madhe si rezultat i këtyre zgjedhjeve BDI duhet të jetë celësi i qeverisjes së re, të rikrijojë demokracinë në vend dhe të miratojë raportin e Pribes, një mandat qeverisës jo i kollajllëkut por i vështirësisë, 40% i përfaqësimit të grave si rezultat i marrëveshjes së fundit, politika është një mundësi për gratë për të ndryshuar realitetet për të krijuar fillime të reja e për të ndryshuar më shumë, a është e lehtë sigurisht që jo, e komplekse sigurisht që po, ka thënë në fjalimin e saj znj. Teuta Arifi.