Ariu “sulmon” veturën në rrugën Tetovë-Shkup (FOTO)

Mbrëmë pas mesnate aty ka ora 01.10.min ka ndodhur një fatkeqësi në rrugën Tetovë-Shkup në vendin e quajtur Karpallëk, ku në rrugë del një ari dhe përplaset me një makinë në levizje, njoftojnë nga njësiti kundër zjarrit në Tetovë për TetovSot.

“Mbrëmë rreth orës 01,10 minuta në rrugën Tetovë – SHkup një veturë është përplasur me ariun, ne kemi arritur në vendin e ngjarjes ku kemi larguar ariun nga rruga pasi ishte e ngordhur” u shpreh Uka Aliti i NJTKZ-së Tetovë.

Ekipet e policiës kanë marrë masa për të zbardhur aksidentin. TetovaSot/