Armatoset Kroacia

Avionët luftarak suedez “Gripen JAS 39 C/D”, dhe të Koresë së Jugut, “FA-50”, janë opsionet më të mira për pajisjen më avionë të rinj të forcës ajrore kroate.
Ky është përfundimi dhe rekomandimet e ekipit të ekspertëve këshillues nga Ministria e Mbrojtjes për Forcave Ajrore kroate, raporton “Jutarnji list”.

Nga gara, të paktën sipas ekspertëve, ka rënë avioni luftarak amerikan, F-16.

“Konkluzioni ynë është se Kroacia duhet të mbajë forcat ajrore luftarake, dhe ne rekomandojmë që vendimi të merret në fillim të vitit të ardhshëm, dhe se vendimi në lidhje me llojin e avionëve të bëhet deri në fund të vitit 2017”, tha për “Jutarnji list”, anëtari i ekipit të ekspertëve këshillues të Ministrit të Mbrojtjes, gjenerali në pension, Josip Stimac.

Ai nuk ka dashur të flasë në detaje në lidhje me përfundimet e ekipit këshillues, përveç se ka konfirmuar përfundimin “se cilët avionë luftarak, Republika e Kroacisë mund t’i përballojë dhe t’i mirëmbajë”.

Katër opsionet për ekipin këshillues për aviacionin u përpiluan nga ish Ministri i Mbrojtjes, Josip Bulevic, dhe detyra e tij ishte për të analizuar katër informacionet jo detyruese në lidhje me mundësinë e pajisjes me avionë të forcave ajrore kroate, me avionë të rinj apo të përdorur.

Ofertat ishin pranuar nga firma suedeze “Saab” me versionin “JAS 39 C/D”, Izraeli me avionët e përdorur “F-16”, Koreja e Jugut për “FA-50” dhe Franca për “Rafael”. Fjala është për oferta informative që Ministrisë së Mbrojtjes i jep disa udhëzime në marrjen e vendimeve në të ardhmen.

Dokumenti i dytë është “Studimi i zhvillimit të aftësive për të mbrojtur hapësirën ajrore të Republikës së Kroacisë me avionë luftarak me më shumë mundësi përdorimi”, i përpiluar vitin e kaluar dhe i cili është bazë për marrjen e vendimeve për fatin e aviacionit luftarak.

Në përcaktimin e variantin më të mirë për forcat ajrore kroate janë marrë parasysh mundësitë teknike dhe ekonomike të ofertave./GazetaExpress/.