Armëpushim në Aleppo për të evakuuar civilët

Rebelët sirianë thonë se është arritur një marrëveshje me Rusinë për një armëpushim në Aleppo në mënyrë që të evakuohen civilët e mbetur dhe rebelët me armë të lehta.

Osama Abu Zayd, një këshilltar ligjor për një grup ombrellë të fraksioneve rebele i njohur si Ushtria e Lirës Sirian, thotë se armëpushimi hyn në fuqi të martën në mbrëmje.

Sipas “Associated Press”, grupi i parë do të fillojë evakuimin të martën vonë, pra ditën e sotme.

Yasser al-Youssef, një zëdhënës i grupit rebel Nour el-Din el-Zinki, konfirmoi armëpushimin dhe thotë se qëllimi është që të evakuojnë civilët dhe rebelët nga zonat e rrethuara. Nuk ka asnjë koment të menjëhershëm nga qeveria siriane apo Rusia në lidhje me raportet.