Aromë lufte në Ballkan, tanket “pushtojnë” Durrësin

Ndonjëherë e marrim me të qeshur dhe as vetë nuk e besojmë, e ndonjëherë e marrim më seriozisht seç duhet e na kap paniku, ndërsa pas këtyre fotove të realizuara disa minuta më parë në Portin e Durrësit nuk dimë më çfarë të mendojmë.

Një qytetar ka arritur të fotografojë hyrjen e një tanku (që ndoshta mund të kenë qenë më shumë se një ata që janë futur në territorin tonë) në Portin e Durrësit, ndërsa nuk ka asnjë dijeni se çfarë po ndodh.

Në fakt, gjatë kohëve të fundit as në media nuk është bërë me dije se ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë po pregatitet për blerjen e ndonjë tanku të këtyre përmasave.

Gazetarët e Jeta Osh Qef nisën të bënin një kontroll në sajtin zyrtar të ministrisë së Mbrojtjes, por nuk arritën të gjenin asnjë informacion, për shkak se faqja nuk hapej. Pra, serveri i Ministrisë së Mbrojtjes nuk dihet që kur ka rënë e kur do të