Arrestohen 3 supervjedhësit shqiptarë në Itali

Tre shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për grabitje të vazhdueshme në provincat e Udines dhe Poprdenone.

Deri më tani janë regjistruar të paktën 12 grabitje nëpër shtëpi. Në pranga përfunduan David Toplana, 24 vjeç, banues në Forlimpopoli, Altin Marvataj, 30 vjeçar si dhe Sokol Molla, 30 vjeçar.

Shqiptarët gjenin banesa të izoluara dhe në momentin që vinin re largimin e pronarëve, nisnin aksionin. Grabitja e fundit është kryer më 13 janar, ku policia identifikoi tre burrat.

Gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën rreth 3 000 euro mallra të vjedhura. Sendet e grabitur janë kryesisht bizhuteritë e shtrenjta.

Në një nga rastet, një italian kishte lënë banesën pa roje pasi vazhdonte ceremonia mortore e vdekjes së babait të tij dhe kishte shkuar në varreza. Shqiptarët nuk e kursyen as këtë rast. Shqiptarët vodhën sende me vlerë 50 mijë euro atje.

Në një rast tjetër, ata vodhën një kuti me hirin e një të vdekuri, duke menduar se aty kishte sende të vlefshme ari. Kutia u gjet e hedhur në tokë.

Gjatë grabitjeve, ata kanë përdorur një makinë “Audi A5 Coupe”, e sekuestruar.

Policia gjeti shumë sende të vjedhura, pasi pjesa më e madhe e tyre sipas mediave italiane janë shitur. Ata janë dërguar në burgun e Udines ku edhe pritet të dënohen.

1313