Arrestohen dy shtetas të Maqedonisë në Turqi, nën dyshimin për pjesëmarrje në lufta të huaja

Gazeta gjermane “Welt” njofton se policia turke ka arrestuar dy shtetar të Maqedonisë, të cilët kanë jetuar në Gjermani, nën dyshimin se janë pjesëtarë të të ashtuquajturit Shteti Islamik

“Welt” shkruan se të dyshuarit janë arrestuar në Turqi përderisa kanë kërkuar kirurg, tek i cili kanë planifikuar të bëjnë opracione plastike për të ndryshuar pamjen fizike.

Gazeta gjermane duke u thirrur në burime të policisë gjermane thekson se të dyshuarve u është marrë leja për qëndrim në Gjermani.