Arrestohet 38 vjeçari nga Nerashti i Tetovës

 

Dje mbrëma rreth orës 23.00 policia e Tetovës ka arrestuar një 38-vjeçarë nga fshati Nerasht për të cilin është lëshuar një urdhër arrest për vuajtje të dënimit dy vjet e 10 muaj për veprën e kryer penale grabitje. I njëjti është dërguar në burgun e Idrizovës në Shkup për vuajtjen e dënimit.