Arrestohet ‘Bosi’ shqiptar i prostitucionit

Pesë persona kanë përfunduar në pranga në Greqi gjatë një operacioni për goditjen e një rrjeti prostitucioni të ngritur në Athinë.

Mes të arrestuarve është dhe një 29-vjeçar shqiptar, i cili bashkë me një 47-vjeçar drejtonin rrjetin e prostitucionit. Ata kishin hapur një faqe online, ku nga ajo adresë bënin të mundur takimet mes klientëve dhe prostitutave që i mbanin nën tutelën e tyre.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin e zhvillonin aktivitetin në dy hotele të ndryshme në lagjen “Kalithea”. Ndërsa tre nga e tjerë të arrestuar janë pronarët e hoteleve.

Gjatë momenti të arrestimit u gjetën në hotel dy shtetas rusë të cilët kishin lënë takim me prostitutat, ka njoftuar policia greke.

Kjo e fundit njofton se në hotel u gjetën gjithashtu edhe 11 vajza, të përfshira në këtë aktivitet kriminal. Ato ishin punësuar prej shqiptarit dhe bashkëpunëtorit të tij, të cilët menaxhonin faqen online duke lënë takim me klientët.