Arrestohet edhe një person për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë

 

Njëri nga pjesëmarrësit në dhunën në Kuvend vet është denoncuar në Stacionin Policor në Gazi Babë, kanë konfirmuar nga MPB.

Bëhet fjalë për personin Nikolla Mitrevski. Pasi që dje është paraqitur në polici, është nxjerr para gjykatësit të procedurës paraprake dhe pas përfundimit të procedurave është dërguar në paraburgim.

Mitrovski dyshohet për pjesëmarrje në turmë e cila do të pengojë person zyrtarë në ushtrimin e detyrës së tij.

Emrin e tij më parë e kanë përmendur edhe nga LSDM prej ku kanë thënë se është njëri që ka drejtuar protestuesit se si të veprojnë .