Arrestohet edhe një person për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë

 

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se njësiti “Alfa” në stacionin policorë në Kisella Voda, mbrëmë ka arrestuar A.P (65) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për veprën penale “pjesëmarrje në turmë” më 27 prill në Kuvend.

MPB gjithashtu njofton se në kuadër të masave që SPB Shkup po ndërmerr për identifikimin e pjesëmarrësve në ngjarjet më 27 prill në Kuvend, më 5 maj në bisedë informative janë thirrur edhe tre persona, dy nga Shkupi një nga Velesi.

Në njoftim thuhet se SPB Shkup në konsultim me bashkëpunim me Prokurorinë Publike në Shkup edhe më tej po ndërmerr masa në lidhje me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë