Arrestohet hajduti shqiptar, ‘tmerri’ i Zvicrës

Një shqiptar 25-vjeçar është arrestuar nga policia zvicerane, pasi akuzohet për disa vjedhje. Mësohet se shqiptari u arrestua në Aargau.

Personi i parë që ka ndihmuar në arrestimin e tij, ka qenë një fqinje, e cila kishte lajmëruar policinë, pasi e vërente se po dilte për të grabitur.

Policia ishte vënë në ndjekje të të riut, dhe e ndihmuar nga një person tjetër, ndërsa më pas është prangosur. Mediat zvicerane raportojnë se shqiptari nuk kishte leje qëndrimi në këtë vend, ndërsa akuzohet se kishte kryer një sërë vjedhjesh bizhuterish dhe të hollash.