Arrestohet ish-futbollisti i njohur shqiptar,

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Lushnje dhe në pranga është vënë një ndër futbollistët më të njohur të viteve të fundit, aktualisht drejtori i Flamurtarit të Vlorës, Ardi Behari.

Burime nga policia thanë se, Behari është arrestuar për shkak se ka shkaktuar një aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, ku ka ndërruar jetë një 74-vjeçar, i cili është goditur nga një makinë tip “Range Rover”, që drejtohej nga drejtori i Flamurtarit.

Uniformat blu e kanë shoqëruar ish-lojtarin e Partizanit në ambientet komisariatit.

Nga një njoftimi i policisë gjithashtu bëhet e ditur se vijojnë hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.