Arrestohet ish-presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell

 

Ish-presidenti i BarcelonësSandro Rosell, është në mesin e pesë personave të arrestuar nga Prokuroria në Spanjë për pastrim parash dhe aksionesh në ato që quhen “Parajsa fiskale”.

Sipas gazetës spanjolle “Sport” investigimi për të ka nisur që nga viti 2015. Sandro Rosell së bashku me persona të tjerë ka krijuar shoqëri fiktive në mënyrë që të pastrojë paratë, teksa kjo gjë ka ndodhur kur ai ishte president i Barcelonës ku firmosi edhe një kontratë me Federatën Braziliani të Futbollit.

Gjithashtu në këtë hetim është i përfshirë edhe ish presidenti i Federatës së Brazilit, Rikardo Tekseira që dyshohet si bashkëpunëtor i Rosell