Arrestohet në Morinë kosovari i kërkuar nga Zvicra për vjedhje me armë

Policia kufitare e Morinës ka vënë në pranga një 25 vjeçar nga Kosova i shpallur në kërkim nga Zvicra.
Blutë bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimi të shtetasit Benjamin A, banues në Kunushec.
Ky shtetas u kap në hyrje të S.P.K Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem, rezultoj “shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar”, nga Interpol Bern/Zvicer,
Gjykata e Supreme e Kantonit të Solothurn/Zvicër, me vendim Nr.STBER.2016.6, datë 20.03.2017, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje me armë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.