Arrestohet një person në Aeroportin e Prishtinës

Një person është arrestuar të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ rreth orës 12:00.

Policia e Kosovës bën të ditur se personi i arrestuar po kërkohej nga autoritetet, dhe arrestimi është kryer në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

I dyshuari, mashkull shqiptar, është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.