Arrestohet një qytetar i Shkupit për shitjen e vajit të kanabisit

Qytetari i Shkupit M.K. (38) në mënyrë të paautorizuar ka furnizuar marihuanë dhe ka prodhuar vaj kanabisi, të cilat ua ka shitur përdoruesve nga Shkupi dhe Struga.

Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtoi se M.K. i është shtruar padi penale për “prodhim të paautorizuar dhe lëshimin në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, ndërsa gjykatësi në një procedurë paraprake i ka përcaktuar masë arresti në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

M.K. gjatë këtij muaj nga persona të panjohur deri më tani, ka furnizuar sasi më të madhe të marihuanës prej së cilës një pjesë e ka ripaketuar në paketa më të vogla me qëllim që në rrugë t’ua shesë përdoruesve nga Shkupi, ndërsa një pjesë në shtëpinë e tij në lagjen Radishani, në një laborator të improvizuar e ka përpunuar në vaj. Pas njohurive të marra operative se M.K.

drogën dhe vajin e ripaketuar ka filluar t’i shesë përdoruesve nga Shkupi, pjesëtarë të Njesitit për tregti të palejuar me drogë ka ndërmarrë masa dhe aktivitete për konfirmimin e njohurive dhe sigurimin e dëshmive materiale.