Arrestohet një serb për keqpërdorim të fëmijëve me pornografi

Policia ka arrestuar një person të dyshuar në rrugën “Kral Petri”, në veri të Mitrovicës si i dyshuar se ka keqpërdorur fëmijët në pornografi.

Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, është bastisur banesa e të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar: një armë automatike AK-47, 171 fishekë të cal. 7.62 mm, 52 fishekë të cal. 9×19, një fishekë i cal, 7.61 mm, dy telefona mobilë (dhe një mjet shpërthyes e cila është tërhequr nga njësiti për deminim i KFOR-it.)

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.