Arrestohet një shqiptar si i dyshuar për sulmin terrorist në Mançester

 

Pas sulmit të përgjakshëm terrorist në “Manchester Arena”, ku kamikazi Salman Abedi hodhi veten në erë duke vrarë 22 person dhe plagosur mbi 59 tjerë, policia ka zgjeruar pistën e hetimeve, shkruan iNews.

Ata deri më tani kanë arrestuar tetë persona, në mesin e të cilëve është edhe një person nga Evropa Lindore me pasaportë shqiptare, identiteti apo mosha e të cilit nuk është zbuluar

Personi me pasaportë shqiptare është arrestuar në Wigan, ndërsa pranë shtëpisë së tij janë parë forca të shumta të policisë dhe skuadra të deminimit.

Banorët e asaj zone kishin telefonuar policinë, pasi dyshonin se brenda shtëpisë në të cilën gjendej personi me pasaportë shqiptare mund të ketë bombë.