Arrestohet vjedhësi i mishtoreve në Tetovë

22 vjeçari XH.I. nga Debreshi i Gostivarit, është arrestuar nën dyshimin se ka kryer një seri vjedhjesh, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga qershori deri në muajin nëntor të këtij viti, ka vjedhur në shitore, mishtore dhe butiqe ku ka marrë me vete mallra me vlerë prej 110 mijë denarë.

Policia e Shkupit poashtu e ka arresuar D.B. (19) nga Shkupi. Ai me datën 21 të këtij muaji, rreth orës 07:50 në bulevardin Aradhët Partizane, ka ndjekur gruan, e ka sulmuar dhe e ka vjedhur. Prej ditës së djeshme ai është në paraburgim