Arrihet marrëveshja mes PAN-it e AKR-së?

Sapo është arritur marrëveshja e koalicionit në mes të PAN-it dhe të Aleancës Kosova e Re.Burime të Radiotelevizionit të Kosovës, kanë bërë të ditur se para pak çastesh është arritur kjo marrëveshje.Siç raporton RTK, vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës do të mund të mbahet të enjten ose të premten.

Mirëpo për Gazeta Blic, Sekretari i Aleancës Kosova e Re, Rrahim Pacolli, ka theksuar se s’ka asnjë marrëveshje.“Nuk po i kuptoj këto deklarata aspak, ne nuk kemi asnjë marrëveshje me PAN-in, dhe as nuk jemi në bisedime”, tha shkurt Pacolli në një deklaratë për Gazeta Blic.
Ads by Revcontent