Arrihet marrëveshja, Wenger vazhdon me Arsenalin

 

Arsene Wenger nuk e ka ndërmend të largohet nga Arsenali.

Një befasi nga Arsenali. Drejtuesit e klubit anglez kanë arritur marrëveshjen me Arsene Wenger për t’i rinovuar edhe për dy vite të tjera kontratën trajnerit francez.

Mungon ende zyrtarizmi, por lajmi publikohet nga mediat në Angli, që e marrin si të kryer çështjen e rinovimit.

Edhe pse e mbylli sezonin në vendin e pestë duke mos arritur të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve pas 20 vitesh, Wenger do të vazhdojë aventurën e tij te Arsenali, pasi drejtuesit besojnë shumë te aftësitë e francezit duke dalë edhe kundra tifozëve të cilët kanë kërkuar largimin e Wenger.

Fitorja 2:1 ndaj Chelseat, në finalen e Kupës FA duket se ishte vendimtare për qëndrimin e Wenger edhe më tutje në Arsenal.