Arsen Wenger refuzon ofertën e kinezëve për t’u bërë trajneri më i paguar në botë

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, raportohet se ka refuzuar shansin për t’u bërë trajneri më i paguar në botë, për të qëndruar te “Topçinjtë” deri në fund të sezonit.

Spekulimet për të ardhmen e Wengerit janë shtuar shumë së fundmi, pas formës së dobët të londinezëve dhe se francezi është në fund të kontratës së tij.

Wenger nuk ka njoftuar a do të vazhdojë kontratën me klubin anglez, por ka konfirmuar se do të vazhdojë me menaxhim edhe nëse largohet nga Arsenali.

“Telegraph” raporton se një klub kinez i ka ofruar Wengerit pagë 30 milionë funte në vit, por ai ka refuzuar këtë ofertë për të mbetur me Arsenalin.

Sipas këtij raportimi Real Madridi është destinacioni i preferuar i tij nëse largohet nga Arsenali.