Arsyeja pse femrat tradhtojnë do t’ju lërë pa fjalë

Femrat janë të prira gjenetikisht të tradhtojnë, si “plan rezervë” nëse lidhja e tyre dështon.

Deklarata vjen nga Dr. David Buss nga Universiteti i Teksasit. Shkencëtarët në këtë universitet thonë se, ato sfidojnë thënien se njerëzit evulojnë të kenë lidhje monogame.

Kërkimi i skuadrës u mbështet në “hipotezën e ndërrimit të partnerëve”, që thotë se njerëzit i testojnë lidhjet e tyre dhe kërkojnë për lidhje më të mira e afatgjata.

“Të ndahesh me një partner dhe të lidhesh me një tjetër, mund të jetë ndoshta mënyra më e zakonshme dhe primare e stregjisë së “çiftëzimit” te njerëzit”,- thotë eksperti Buss.

Sipas tij, tradhtitë shërbejnë si një mënyrë për të patur një plan “B”, duke mbajtur rezervë një partner, si një garanci për të ardhmen.