ARSYEJA QË MUND TA LË PËR DISA VITE KOSOVËN PA VIZA, SIPAS THAÇIT

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi është i vetmi kusht që është mbetur pa u plotësuar nga Kosova për liberalizimin e vizave. Thaçi tha se shtyerja e ratifikimit të Demarkacionit, mund ta rrisë jetëgjatësinë e mosliberalizimit të vizave.

Thaçi është zotuar se me ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, Kosova do të kryente të gjitha obligimet e saj në raport me kushtet që janë vënë për liberalizimin e vizave.

“Unë zotohem se në momentin e ratifikimit me Malin e Zi, Kosova ka kryer të gjitha punët e veta dhe se të gjitha kriteret e tjera janë plotësuar ndërsa deri më tani”, ka thënë Thaçi në një intervistë me Radio Televizionin 21.

Thaçi u shpreh i ashpër me deputet që po pengojnë ratifikimin të kësaj marrëveshje duke thënë se të gjitha këto pengesa që dalin janë për ego dhe për interesa politike të tyre.

“Tani po ndodh matja me ekspertët me të lartë shtetëror dhe çdo vonesë dhe pengesë që del nga deputet është për egot e tyre ose interesave politike, dhe është në dëm të qytetarëve të Kosovës. Asnjë rrethanë politike nuk e justifikon mos ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi asnjë rrethanë nuk e justifikon që vendi të jetë i izoluar”, u shpreh Thaçi