Arsyeja shokuese/Avioni që u rrëzua në Kolumbi mund të shpëtonte nëse nuk do ishte vonuar 20 minuta

Avioni që u rrëzua në Kolumbi duke vrarë 71 persona mund të kishte shpëtuar nëse nuk do ishte vonuar 20 minuta. Arsyeja e vonesës është zbuluar sot nga Drejtori i klubit të futbollit Chapecoense.

Mbrojtësi i ekipit, i cili nuk ishte në fluturimin që përfundoi tragjikisht, Demerson, flet për herë të parë duke treguar detaje që mund të zbulojnë shkakun e vërtetë të aksidentit.

Sipas tij, një grup në Whatsapp që përdorej nga lojtarët e ekipit të futbollit jep të dhëna në lidhje me aksidentin.

Ai tha se avioni i cili u rrëzua në Kolumbi, ishte vonë kur u ngrit sepse ekuipazhi ishte duke kërkuar për një video game që i kishte humbur njërit prej lojtarëve.

Ngritja e vonuar solli si pasojë edhe mos ndalimin e planifikuar në pikën e furnizimit me karburantit në Cobija, në kufirin mes Brazilit dhe Bolivisë, për shkak se aeroporti nuk ishte i hapur pas mesnate. Pas aksidentit u tha se mungesa e karburantit ishte shkaku i rrëzimit.