Arsyet përse duhet të flini në anën tuaj të majtë

Arsyet përse duhet të flini në anën tuaj të majtë

A e dini se pozicioni i gjumit mund të ndikojë në shëndetin tuaj? Hulumtimet e fundit kanë treguar se duke fjetur në anën e matë të trupit, përmirësoni funksionet e organeve.

Më poshtë do të lexoni gjashtë përfitimet e mundshme që mund të rrjedhin nga pozicioni i anës së majtë.

Përmirëson funksionin e sistemit tuaj limfatik

Sistemi limfatik luan një rol të rëndësishëm në trupin tonë duke hequr mbeturinat dhe toksinave nga sistemet tona. Ekspertët thonë se gypi i kraharorit (kanali më i madh limfatik i sistemit limfatik) është i vendosur në anën tonë e majtë. Kjo është arsyeja pse duke fjetur në anën tuaj të majtë mund të ndihmoni procesin e largimit të të mbeturinave në mënyrë më efikase.

Shpretka do ta bëjë punën e saj shumë më mirë

Shpretka është organi më i madh në sistemin limfatik dhe është e vendosur në anën e majtë të trupit tuaj. Kur ju flini në anën tuaj të majtë, shpretka juaj punon në mënyrë më efikase. Arsyeja kryesore për këtë është gravitetit që nxit rrjedhjen e gjakut në shpretkë, duke e lejuar atë të filtrojë papastërtitë më shpejt.

Mëlçia nuk do të mbingarkohet

Mëlçia është e vendosur në anën e djathtë të trupit dhe shtrirja në këtë anë tendos këtë organ.

Të flesh në anën e majtë është mirë për zemrën tuaj

Ana e majtë e zemrës merr gjak nga mushkëritë dhe e pompon atë në gjithë trupin. Për këtë arsye, pozicioni i majtë mund të ndihmojë zemrën tuaj që të bëjë punën e saj më lehtë dhe më me efikasitet. Kur ju flini në anën tuaj të majtë, graviteti lehtëson funksionin e sistemit te qarkullimit.