Arsyet pse djathi me myk të zgjat jetën

Nuk është shije lehtësisht e pranueshme nga të gjithë por, sipas një kërkimi të bërë nga Instituti Izraelit Weizmann, djathi gorgonzola apo, siç njihet ndryshe, djathi me myk, mund të ndikojë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, fal përmbajtjes së sperimidinës. Alzhaimeri dhe disa patologji të tjera të rënda mund të parandalohen nga konsuimi i moderuar i këtij djathi.
Nga ana tjetër, nutricionistët nuk se e rekomandojnë konsumin e dendur të djathërave, sidomos atyre që iu nënshtrohen proceseve të gjata të përpunimit, mirëpo, në këtë rast, djathi i mykur i bën mirë zemrës dhe dietologët tërhiqen. Sigurisht që edhe duke i njohur përfitimet, nuk duhet abuzuar me sasinë! Gorgonzola, njësoj si djathërat e tjerë ‘blu’ ka rezultuar ushqim i shëndetshëm, sipas të njëjtit studim të botuar në revistën ‘Nature’.
Sperimidina e grogonzolës gjendet gjithashtu te farat e soiës, në mëlçinë e pulës, te bizelet, misri, midhjet dhe karkalecat e llojeve të ndryshëm. Kjo molekulë është një përbërje që bën pjesë në familjen e poliaminëve, të pranishme në qelizat që përgjigjen për rregullimin e proceseve thelbësore siç është rritja.
Sperimidina është në gjendje të kontrollojë dhe pakësojë presionin e gjakut prandaj edhe ndikon te sëmundiet kardiovaskulare dhe te disa patologji të rënda si kanceri.
Tashmë e gjetët justifikimin për të ngrënë gorgonzola!

Burimi: lacucinaitaliana