Artan Grubi: Gjithmone ka pasur ndonje bashkepunetor shqiptar qe ka ndihmuar Maqedonasit, Ruset dhe Serbet

Deputeti i Bashkimit Demokratik per Integrim Artan Grubi ne faqen e tij ne facebook ka shkruar:

Në përpjekjet e veta për ta dëmtuar dhe asgjësuar frymën progresive kombëtare, Rusia, Serbia dhe partitë maqedonase kanë patur tradicionalisht ndonjë bashkëpunëtor shqiptar që ju ka ndihmuar atyre.

Sot, kur na erdhi momenti historik për ta rrumbullakësuar barabarësinë, paturpësisht po dalin në sipërfaqe planet djallëzore për ta shkatëruar simbolin e lirisë shqiptare dhe luftërave çlirimtare, Ali Ahmetin, për ta rrënuar pasardhësen e UÇKsë, BDInë, dhe përfundimisht, për tu bërë bashkë me maqedonasit kundër shqiptarëve.

Çka ka shtepia, tregon fëmija, thotë me urtësi populli jonë!/antpress