Artan Grubi ndez sallen në Shkup

Bartësi i listës i njësisë zgjedhore numër 1, Artan Grubi ka ndezur atmosferën në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup, kur bërtiti UÇK, UÇK në mes të Shkupit. Ai në fjalimin e tij para të pranishmëve theksoi se UCK, unë e shoh tek të gjithë ju, UCK eshte Dibra, Kercova, Struga, Likova e Kumanova, Tetova e Gostivari, UCK eshte Shkupi im, raporton TetovaSot.
“UCK është cdo shqiptar, dhe më tepër se cdo gjë tjetër, UCK janë dëshmorët dhe luftëtarët, UCK është Ali Ahmeti.
Pikërisht UCK- ja dhe Ali Ahmeti sollën lirinë, rikthyen guximin, inicuan procesin e pakthyeshem të shqiptarëve të lirë dhe të barabartë, UCK dhe Ali Ahmeti gjithashtu themeluan edhe BDInë për ta zbatuar misionin e shenjtë”, theksoi ai.
Ai më tej theksoi se BDI dhe Ali Ahmeti ia risollën Shkupin Kërcoven dhe Strugën shqiptareve, themeluan dy universitete shqiptare, zyrtarizuan gjuhën e flamurin, punesuan mbi 25.000 administrator, hapën zona të lira ekonomike, sollën investime amerikane dhe evropiane, ndërtuan rrugë, shkolla, spitale, salla sportive, rrëzuan kufijtë me Kosovën dhe Shqipërinë, rreshtuan shqiptarët rrugës drejt familjes euroatlantike