Artan Grubi :Ne ofrojmë program konkret përplot me proekte dhe me perspektivë, ata ofrojnë llafe 

img_2913Kete e ka shkruar Artan Grubi në profilin e tijë në facebook: Gjersa ata flasin se si do ta shkatërrojnë BDInë dhe cdo gjë që ne kemi bërë, përfshirë dhjetëra mijëra të punësuar, rrugët, universitetet, simbolet, shkollat e mesme dhe fillore, cerdhet, spitalet, muzetë, etj, ne flasim për ide, hapje të vendeve të reja të punës, investime, proekte, bashkim, bashkëpunim, integrim, demokraci, etj.
Ne ofrojmë program konkret përplot me proekte dhe me perspektivë, ata ofrojnë llafe shkatërruese pa asnjë ofertë të vetme konstruktive, por gojën e kanë plot urrejtje dhe shkatërim.
Të gjithë, pa përjashtim, fokusin e fushatës e kanë në fjalime kundër BDIsë dhe të arriturave të sipërpërmendura dhe kjo e bënë shumë të qartë dhe të lehtë zgjedhjen e qytetarëve të cilët midis urrejtjes dhe perspektivës, me siguri do të vijojnë të përcaktohen për stabilitetin të cilin e gjejnë tek BDIja.
Të gjitha anketat, por edhe rrethanat në teren, e konfirmojnë këtë.