Artan Grubi nga Saraji ju çon selam “Alencës për Shqiptrët dhe BESËS, kështu mbushet salla

Kandidati për deputet nga radhët e BDI-së sonte e ka mbushur sallën ku ditë më parë ishin edhe partitë opozitare si Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA. SIç shihet në disa fotografi vetëm Grubi e ka mbushur këtë sallë ku me anë të një selfie ju ka çuar selam partive se salla mbushet pa Ali Ahmetin, mos flasim nëse do të ishte edhe lideri i BDI-së..do të shpërthente salla nga numri i madh i shqiptarëve, përcjell TetovaSot.

“Edhe një ditë fantastike, edhe një ditë më afër fitores rekorde të BDIsë, edhe një ditë e rrugëtimit tonë të përbashkët drejt triumfit.

Ditën e nisa me shtabin komunal të Çairit e më pas me mbi 800 pensionistët dhe haxhilerët e Çairit ku fjala e tyre ishte vulë e të ariturave të Ali Ahmetit dhe BDIsë.
Më pas, në konak në Koliçan, dhamë fjalën njeri tjetrit që bashkë do jemi jo vetëm fitimtar, por edhe vendimtar.

Kryefjala e ditës ishte tubimi madhështor i rinisë së Sarajit, rinisë frymëzuese dhe bartëse të fitores sonë të madhe. Në fund, nuk kisha si të anashkaloj ftesën e shtabit në mahallën time për bashkëbisedim.

P.S. Kumanova është e UÇKsë, e Ali Ahmetit! Ju lumtë” ka shkruar Grubi në Facebook. /TetovaSot/

grubi2grubigr