Artan Grubi: Nuk jam as me VMRO as me LSDM por i qendroj besnik deklarates se perbashket shqiptare

Artan Grubi ne faqen e tij zyrtare ne facebook ka reaguar nga fjalet dhe thashethemet e fundit qe po qarkulllojne ne lidhje me gjendjen e fundit politike ne Maqedoni. Ja se çfare ka shkuar ai:

Të nderuar, e vë re përfoljen e madhe dashakeqëse, tendencioze dhe intrigante në lidhje me qëndrimet individuale për situatën paszgjedhore në vend, andaj dua të ju risiguroj se, unë nuk kam qenë asnjëherë, nuk jam sot, e as që do jam ndonjëherë as me VMRO e as me LSDM, por i qëndroj besnik bindjeve të mia kombëtare në përkrahje të plotë të deklaratës së përbashkët shqiptare, liderit tim Ali Ahmeti dhe BDIsë.