Artan Grubi së bashku me familjen e tij votoi: Sot përcaktohet e ardhmja. E ardhmja mban numrin 3

Bartësi i listës i zonës numër një zgjedhore, Artan Grubi sot ka realizuar të drejtën e tij dhe ka votuar në vendbanimin e tij, njofton TetovaSot.

Ai përmes rrjetij social ka shpërndarë edhe fotografinë së bashku me familjen e tij, dhe ka deklaruar se sot përcaktohet e ardhmja.

 

“Sot votohet për siguri, stabilitet, qëndrueshmëri, zhvillim ekonomik, më shumë vende pune, marrëdhënie të mira ndëretnike, integrim dhe mirëqenie shoqërore.

Sot përcaktohet e ardhmja. E ardhmja mban numrin 3 ✔️”, shkruan Grubi.