Artan Grubi:Asnjë qindarkë dhe agjendë e huaj nuk ju ndihmon në qëllimet e juaja kundër Ali Ahmetit sepse me të është populli.

Artan Grubi ne profilin e tije ne facebook shkruan:Në vitin 2001, forcat policoro-ushtarake dhe paramilitare e sulmonin çdo ditë, por populli ishte me të.

Në vitin 2002 e gjer në vitin 2006, partitë maqedonase e sulmonin, por populli përsëri u rreshtua pas tij.

Në vitin 2008, kasaphanja i organizoi atentat, por përgjigja e popullit ndaj komplotistëve ishte e fuqishme duke i vërshuar kutitë e votimit për t’iu dëshmuar dashakeqësve që janë me atë.

Edhe dje, provuan ca komplotistē të infiltruar nga ca partiçka me provinienca të dyshimta duke keqpërdorur emocione familjare, por përgjigja e kumanovarëve ishte e duhura, njejtë si gjithëmonë, ato thanë ne jemi me Ali Ahmetin dhe ai është biri ynë.

Asnjë qindarkë dhe agjendë e huaj nuk ju ndihmon në qëllimet e juaja kundër Ali Ahmetit sepse me të është populli./antpress