Artin Spahiu: Ali Ahmeti çfarë thotë atë edhe e bën

Së pari Ju falenderoj për prezencën tuaj dhe për mundësinë që ju na jepni që përmes Jush të komunikojmë me qytetarët!

Të nderuar qytetarë, të nderuar shqiptarë, kudo që ndodheni, së pari Ju uroj në emrin e Bashkimit Demokratik për Integrim gëzur 22 nëntorin, Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe!

Për ne si Bashkimi Demokratik për Integrim, 22 nëntori – Dita e Alfabetit është një datë shumë e rëndësishme, pasi parimet dhe idealet e dala nga ajo iniciativë u bënë udhërëfyes dhe frymëzim për të vazhduar drejt implementimit dhe avancimit të mëtejshëm të atyre parimeve.

Nëse në atë atë datë shqiptarët nga të gjitha trevat u bashkuan në Manastir dhe krijuan alfabetin latin duke u afruar më afër pavarsisë dhe Europës, ne krijuam kushte që ai alfabet të gjejë hapësirë dhe të përdoret në instancat më të larta të shtetit.

Nëse Kongresi i Manastirit kishte për qëllim që të krijojë alfabetin për të qenë në funksion të zhvillimit dhe ngritjes intelektuale të shqiptarëve, ne krijuam tempujt më të lartë të dijes. Krijuam shkolla dhe univerzitete që ky afabet të jetë prezent dhe të jetë në funksion të arsimimit të gjeneratave.
Të nderuar bashkëkombas,

Tani për tani , 22 nëntori hyn vetëm në kategorinë e festave të bashkësive etnike, Bashkimi Demokratik për Integrim, si forcë politike që çdoherë ka ditur të avancojë çështjen kombëtare dhe ka bërë ndryshimet më epokale për shqiptarët, si pjesë të platformës politike për këta zgjedhje parlamentare e ka edhe ngritjen e kësaj date në nivelet më të larta shtetërore.

Grupi Parlamentar i fituesit absolut te zgjedhjeve, BDI, do te propozon dhe miraton propozim ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Çmime Shtetërore, me ç’rast do të mundësojmë ndarjen e çmimit 22 nëntori për arritje të veçantë në fushën e shkencës, kulturës, arsimit dhe sportit.

Këtë e kemi dëshmuar në të kaluarën. Këtë më së miri e dëshmojnë punët tona dhe liderit tonë, Ali Ahmeti. Ngase Ali Ahmeti çfarë thotë atë edhe e bën.

Siç kemi vendosur deri më tani për të gjitha punët bashkë, jam i bindur që edhe për të ardhmen ne të gjithë bashkë vendosim!