Artisti hargjoi 3 vjet e gjysmë nga 10 orë në ditë për ta realizuar këtë vepër madhështore arti (FOTO)

Pas tërmetit të vitit 2011 dhe cunamit që pësoi Japonia u dëmtua rëndë, por gati gjashtë vjet më vonë, vendi u rindërtua.

Manabu Ikeda, një artist me anë të stilolapsit dhe ngjyrës ka kaluar në veprën e tij një proces të ngjashëm i cili sapo ka përfunduar dhe është quajtur “Rilindja”, transmeton lajmi.net

Manabu ka filluar punën për këtë vepër në vitin 2013 dhe që atëherë ai ka punuar nga 10 orë në ditë – gjashtë ditë në javë për ta përfunduar veprën e tij me madhësi (3.94 x 3.09 metra) dhe i mori kohë 3 vjet e gjysmë.

Kjo nuk është vetëm pikturë e thjeshtë, nëse e shikoni me kujdes do të vëreni mijëra detaje të vogla të historisë dhe ngjarjeve të cilat e kanë goditur Japoninë.

“Qëllimi im është të shpreh besnikëri nepërmjet botës time dhe qëllimisht ose jo, kam përshkruar imazhe të detajuara” tha ai në Muzeun Chazen të Artit.

“Kjo është mënyra ime e të shprehurit dhe me një anë të stilolapsi e kam arritur këtë”, tha artisti./lajmi.net

Shikoni fotografitë:

pen-ink-drawing-rebirth-manabu-ikeda-1pen-ink-drawing-rebirth-manabu-ikeda-2pen-ink-drawing-rebirth-manabu-ikeda-3pen-ink-drawing-rebirth-manabu-ikeda-4pen-ink-drawing-rebirth-manabu-ikeda-5pen-ink-drawing-rebirth-manabu-ikeda-6pen-ink-drawing-rebirth-manabu-ikeda-7pen-ink-drawing-rebirth-manabu-ikeda-9pen-ink-drawing-rebirth-manabu-ikeda-10pen-ink-drawing-rebirth-manabu-ikeda-11