ASANI: Çdo gjë që kemi arrit mban vulën e UÇK-së dhe gjakun e dëshmorëve (FOTO)

Sot, bashkë me Komandantin tonë Ali Ahmeti dhe bashkëluftëtarët e krismave të para, përkujtuam lavdinë e shqiptarëve të këtij vendi, UÇK-në! Dhe s’ka më mirë se sa ti përkujtosh të gjithë bashkëluftëtarët, dëshmorët, popullin shqiptar, se duke nderuar Shqiponjën Dykrenare, simbolin e luftës së pamposhtur të krenarisë kombëtare, UÇK-së. Çdo gjë që kemi arrit, fal i qofshin UÇK-së, universitetet, administratën, komunat, spitalet, shkollat, çerdhet, rrugët, të drejtat, çdo gjë mban vulën e UÇK-së dhe gjakun e dëshmorëve.

Duke kujtuar luftën, kujtojmë se nga kemi ardhë. Kur e dijmë se nga kemi ardhë, e dijmë ku jemi dhe ku duam të shkojmë. Kush e harron luftën, ka harruar veten. Kush nuk respekton UÇK-në, nuk respekton veten e as kombin, por aq më pak edhe të gjitha të arriturat falë asaj lufte.  E sot, sot na ka ardhur dita e rrumbullakësimit të amanetit të luftës, dita e barabarësisë.

Prandaj, në këtë pervjetor të shenjtë kur kujtojmë 16 vjetorin e krismave të para të UÇK-së, themi që nuk pajtohemi me asgjë përveç se barazisë gjuhësore, asgjë më pak se drejtësisë, asgjë më pak se bashkimi me Amerikë dhe Evropë. Çdo gjë më pak, është mospërfillje e gjakut të dëshmorëve dhe harresë e rrugëtimit tonë të mundimshëm. Barazi tani!!! Lavdi dëshmorëve të kombit! Lavdi të rënëve për liri! Rroftë populli shqiptar!

Bekir Asani