Asgjë E Re, Reali Sërish Kampion I Europës (VIDEO)

Reali e bëri atë që deri më sot nuk e kishte bërë askush në historinë e Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”. Reali i Madridit ka arritur që për të dytin vit me rradhë të triumfojë në Ligën e Kampionëve Europian, duke turpëruar Juventusin në finalen e madhe të Kardifit me rezultatin 4:1.

Reali shpërtheu në pjesën e dytë, kur edhe bëri diferencën, pasi realisht pjesa e parë ishte e barazpeshuar.

Reali avansoi me golin e shënuar të Kristiano Ronaldos në minutën e 21-të pas një kombinimi të dyfishtë që pati me Karvahal, ndërsa momenti më i bukur i ndeshjes erdhi në minutën e 27-të, kur Mario  Manxhukiq me një gol të jashtëzakonshëm barazoi shifrat në 1:1, duke shënuar një ndër golat më të bukur në historinë e ndeshjeve finale të Ligës së Kampionëve Europian.

20 minutat e para të pjesës së dytë rezultuan fatale për Juventusin, skuadër kjo e cila në këtë periudhë kohore pësoi dy gola të shpejtë, ndërsa fare në fund pranoi edhe një gol tjetër për tu dorëzuar para “mbretërve” të vërtetë të Europës.

Kasemiro në minutën e 61-të me një goditje ga rreth 25 metrash arriti që të zë të papërgatitur Xhanluixhi Bufon, i cili ende pa e rimarë veten nga goli i dytë, pranoi edhe të tretin, kësaj rradhe nga Kristiano Ronaldo, që në minutën e 64-të mjaft mirë u gjind para portës kundërshtare dhe në manirin e golashënuesve të mëdhenj edhe për herë të dytë mposhti Bufonin, për reuzltat 3:1.

Pas këtij rezultati reagoi menjëherë Masimiliano Alegri, i cili largoi nga loja Pjaniçin dhe Barzaljin, duke inkuadruar në lojë Markision dhe Kuadradon, me këtë të fundit që u ndëshkua me kartonë të kuq në minutën e 84-të.

Kjo gjë ua lehtësoi edhe më shumë punën “madrilenëve” në minutat e mbetura, duke realizuar edhe golin e katërt në minutën e 90-të me anë të rezervistit Asensio.

Sukses ky historik për Realin e Madridit që po kalon vitet e saj të arta nën drejtimin e kampionit, Zinedin Zidan. Për më tepër Realin e Madridit në muajin gusht do të kemi mundësinë ta shohin në “Telekom Arena” në Shkup në ndeshjen finale të Super Kupës së Europës përballë Mançester Junajtedit.