Ashensori më i madh në botë për anijet

Në Kinë është ndërtuar një nga ashensorët më të sofistikuar për anijet.

Ashensori përfundoi pas 22 vitesh që kurse u hartua, ndërsa është ndërtuar në provincën Hubei të Kinës.

Ashensori i cili quhet ndryshe në anglisht “Shiplift” është projektuar nga një ekip kinezë dhe gjermanë dhe konsiderohet më i madhi në botë. Ashensori vertikal është projektuar për të ndihmuar anijet e vogla dhe të mesme me një zhvendosje prej 3 000 ton për të kaluar në një digë.

Niveli i ujit të digës është 113 metra i lartë dhe lëvizja bëhet në drejtim të kundër të rrymës së ujit. Ashensori është i pajisur me një dhomë me ujë 120 metra i gjatë, 18 metra i gjerë dhe 3.5 metra i thellë.

Dhoma bashkë me ujin dhe sistemet mekanike peshon 15.500 ton komplet.  Megjithëse ashensori ka hyrë në përdorim që në vitin 2003, ai po shfrytëzohet tani në kapacitete të plota.