ASHMAA: Trysnia e radioshpërndarësve është joprofesionale

Agjencia për shërbime mediale audio dhe audiovizuele (ASHMAA) reagon ndaj trysnive që i bëhen për shkak të mbikëqyrjes zgjedhore ë bëhet nga ana e Komisionit ad-hoc për media, përcjell Telegrafi Maqedoni.

ASHMAA-ja konsideron se është krejtësisht joprofesionale që radioshpërndarësit, ndaj të cilëve është ngritur padi për kundërvajtje, ta përfshijnë ASHMAA-në në procesin e vendimeve për paditë.

ASHMAA-ja thekson se punën e saj e ka bërë gjithnjë në mënyrë profesionale, të paanshme dhe parimore dhe se do të vazhdojë të punëojë në të njëjtën mënyrë, pa marrë parasysh trysnive që i bëhen, duke shtuar se në Maqedoni, cenzura është e ndaluar me Kushtetutë./Telegrafi/