ASHMAA: TV Sitel me gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audio vizuele “ASHMAA” konstaton se TV Sitel po përhapë gjuhë të urrejtjes dhe nxit diskriminim kundër shqiptarëve në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni

Agjencia e mediave e ka konstatuar këtë shkelje gjatë një kontrolli ose mbikqyrjeje të jashtëzakonshme gjatë fushatës zgjedhore e cila u zhvillua prej dy deri më pesë dhjetor të vitit 2016.

Në Televizionin Sitel, në edicionet e lajmeve të orës 19:00 dhe 23:00, janë publikuar një sërë kronikash dhe komente redaktuese të kushtuara dygjuhësisë dhe kantonizmit të Maqedonisë. Si përfundim, Agjencia në raport ka thënë se në pohimet e Tv Sitel gjatë fushatës është përdorur gjuhë e urrejtjes e cila ka për qëllim arritjen e ndonjë qëllimi politik nëpërmjet diskriminimit, informatave të njëanshme dhe frikësimit të opinionit.

Sipas Agjencisë, Tv Sitel e ka eksponuar opinionin e Maqedonisë në bindje, imponim të mendimeve, manipulim me informata dhe frikësim me humbje të vendeve të punës, humbje të shtetit, tensione dhe luftëra, me qëllim që të shkaktohet ndjenja e kërcënimit të maqedonasve dhe bashkësive të tjera nga shqiptarët, të cilët prezantohen si armiq.

ASHA vlerëson se Tv Sitel me vetëdijë ka përdorur gjuhë të urrejtjes dhe ka nxitur diskriminim të përsëritur disa herë, dhe duke shfrytëzuar fuqinë e ndikimit të televizionit ka thirrur për dhunë ndaj shqiptarëve.

Mbikqyrja e jashtëzakonshme e Agjencisë është zbatuar në pajtueshmëri me nenin 48 të Ligjit për shërbime audio dhe audio vizuele dhe nenin 3 nga Ligji për ndalim dhe mbrojtje nga diskriminimi , ligje këto që pamëdyshje e ndalojnë gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin.

Sipas informatave të SHGM-së, raporti me konstatimet i cili është publik dhe i disponueshëm në ueb faqen e Agjencisë, tashmë është dërguar në Prokurorinë Publike dhe në Komisionin për mbrojtje dhe prevenim dhe mbrojtje nga diskriminimi.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë shpreson te Prokuroria Themelore e Shkupit dhe Komisioni për mbrojtje dhe ndalim të diskriminimit, seriozisht do t’i shqyrtojnë konstatimet e Agjencisë për Media dhe do të sjellin një vendim adekuat.

Kujtojmë se Gjykata Evropiane për të drejtat dhe liritë e njeritur nga Strazburgu, në aktvendimet e sajë konstaton qartë se një mënyrë e tillë e shprehjes është mohim i lirisë shprehjes.