Askush nuk e di emrin e vërtetë të Republikës Çeke

Në prill, parlamenti Çek ndryshoi emrin e vendit, në mënyrë që emërtimi të jetë sa më i thjeshtë për kompanitë dhe skuadrat sportive për të përdorur produktet dhe veshjet.

Vendi mban ende emrin e plotë por Çeki është bërë emri zyrtar i shkurtër gjeografik, si të thuash “Shqipëri” është shkurtimi i “Republika e Shqipërisë”. Por emri Czechia nuk është ende popullor mes çekëve. Në momentin e vendimit, disa qytetarët kishin rezerva me emërtimin e ri.

Kishte nga ata që mendonin se është shumë i ngjashëm me Çeçeninë (Chechnya), e cila është pjesë e republikës ruse, dhe disa të tjerë me fjalën Cechy, emri çek për rajonin e njohur si Bohemia. Edhe pas gjashtë muajsh opinionet nuk kanë ndryshuar dhe emri nuk ka marrë popullarite