Assad: Alepo po rishkruan historinë, pas çlirimit bota do jetë ndryshe

Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad ka dekalruar se “çlirimi” i Alepos do të jetë një pikë kthese në historinë e botës.

“Qyteti i Alepos po rishkruan historinë”, tha Presidenti i Sirisë.

“Unë mendoj se pas çlirimit të Aleppos, jo vetëm gjendjen e Sirisë, por edhe situata rajonale dhe ndërkombëtar do të ndryshojë”, tha Assad.

Assad tha se qyteti i Alepos po bie në duart e forcave siriane.

Ndërkohë sot në mëngjes nisi evakuimi i rebelëve të fundit të fshehur në lindje të qytetit pas armpushimit të arritur në orën 03:00 të mëngjesit./oranews